Tridhjetë ditë para skadimit të afatit, PSP pret përkrahje nga Kuvendi

Prokuroria Speciale Publike tridhjetë ditë para skadimit të afatit nga Kuvendi pret zgjatje të tij, njofton Portalb.mk.

“Prokuroria Speciale Publike shpesh herë publikisht ka apeluar për nevojën e ndryshimit të afatit të ngritjes së akuzave. Në këtë drejtim presim të gjitha subjektet ta shqyrtojnë këtë si të patjetërsueshme dhe të shprehin përkrahje”, thonë nga PSP-ja.

Ky reagim i PSP-së vjen pasi me zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi dhe me formim të shumicës së re parlamentare ekziston mundësia e zgjatjes së mandatit të saj dhe mundësisë së ngritjes së akuzave të reja.

Por edhe pse bllokada në Kuvend zgjati me muaj, për Portalb shumica parlamentare para disa ditëve bënë të ditur se kanë iniciativë konkrete për zgjatjen e mandatit të PSP-së.

Sipas ligji aktual për PSP-në ajo ka të drejtë që deri në fund të qershorit të hap aktakuza të reja, por ka shumë raste që janë hapur deri më tani e të cilat ende nuk kanë epilog gjyqësor.

LEXO: Çfarë do të ndodhë me PSP-në? Partitë parlamentare paralajmërojnë incitivë të re

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button