Rasti “Ryshfeti” shtyhet për në qershor

Seanca gjyqësore e sotme e rastit “Ryshfeti”, në të cilin është i akuzuar lider i LSDM-së, Zoran Zaev, është shtyrë për më 27 qershor, njofton Portalb.mk.

Arsye për anulimin e seancës është se Zaev në ora 10:30 ka pasur takim me përfaqësuesit e OSBE-së pas ndodhive të 27 prillit, gjegjësisht rrahjes së deputetëve të shumicës parlamentare të dhe gazetarëve në Kuvend.

Në seancën e fundit, avokatët mbrojtës kërkuan nga Prokuroria Themelore për Krim të Organizuar dhe Korrupsion që t’ju jep kopjet e dëshmive për rastin.  Sot duhet të fillojë përballja kryesore me fjalë hyrëse të Prokurorisë dhe palës mbrojtëse.

Ai dhe avokatët e tij kanë kërkuar edhe urdhëresat nga masat e veçanta hetimore të shfrytëzuara në rastin në fjalë, sepse, siç tha Zaev, dyshojnë në ligjshmërinë e mënyrës se si janë siguruar.

Zaev, sipas akuzës, ngarkohet se në cilësinë e personit zyrtar si kryetar i Komunës së Strumicës, nga biznesmeni, Ivan Nikollov, ka kërkuar ryshfet prej 163.924 euro, gjegjësisht nga 2 euro për metër katror tokë ndërtimtare në Strumicës, për të cilën Nikollov ka qenë i interesuar që të privatizohet.

Gjykimi i liderit të LSDM-së për këtë rast deri më tani disa herë është anuluar.

Procesin gjyqësor kundër Zaevit për rastin “Ryshfeti” e udhëheqë gjykatësja Dijana Gruevska-Ilievska, e cila njëkohësisht është edhe zëvendëskryetare e Gjykatës Themelore Shkupi 1.

Zaev, ka kërkuar nga Prokuroria Themelore për Krim të Organizuar dhe Korrupsion që të emërojë prokuror të ri, në vend të Vlladimir Milloshevski, i cili për momentin e paraqet akuzën në këtë rast, ndërkaq sipas palës mbrojtëse, i ka kaluar mandati më 30 nëntor të vitit të kaluar.

Avokatët e Zaevit, kanë kërkuar largim e Milloshevskit, gjithashtu edhe pasi që i njëjti po hetohet nga Prokuroria Speciale Publike (PSP), për disa vepra penale. Megjithatë, Prokuroria ka hedhur poshtë kërkesat e Zaevit. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button