Rasti “Shuplakat” seanca anulohet për më 28 qershor

Seanca gjyqësorë për dhunën në Komunën Qendër është anuluar, pasi që sot në Gjykatën Themelore Shkupi 1, nuk kanë ardhur pesë të akuzuar. Seanca e re është caktuar për më 28 qershor në ora 10, njofton Portalb.mk.

I dyshuari ip arë për dhunë përpara Komunës Qendër në qershor të vitit 2013, lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, sot në Gjykatën Themelore Shkupi 1, erdhi me avokatin e tij, Nikolla Dodevski.

Në seancën e sotme, janë paraqitur edhe kryetari i Komunës Qendër, Andrej zhernovski, ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakievski, deputetja Daniella Rangellova dhe  disa të akuzuar të tjerë dhe të dëmtuar.

Përndryshe, PSP ka ngritur akuzë deri te Gjykata Themelore kundër 14 personave prej të cilëve 5 persona janë akuzuar si nxitës dhe 9 persona si kryerësit direkt të dhunës. Këta persona sipas akuzës janë të dyshuar për kryerjen e veprës penale “dhunë”’ në protestat para Komunës Qendër në vitin 2013.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button