Vanhojte: Gruevski duhet të pranojë se e ka humbur pushtetin

Në letrën e hapur dërguar Nikolla Gruevskit, eksperti i Belgjikës dhe ndërmjetësuesi i BE-së në përpunimin e Marrëveshjes së Përzhinos, Piter Vanhojte porositi se për ngjarjet e mbrëmshme përgjegjësi më të lartë bart Nikolla Gruevski dhe partia e tij dhe se ata do të mbahen mend si një ditë e zezë për Maqedoninë, njofton Portalb.mk.

Vanhojte theksoi se VMRO-DPMNE patjetër duhet të pranojë se e ka humbur shumicën në Kuvend dhe pushtetin dhe se asnjë dhunë nuk do ta ndryshojë atë.

Ai i quajti konferencën për shtyp të Gruevskit të turpshme sepse në vend se t’i mbrojë vlerat demokratike, lideri i VMRO-DPMNE-së e hodhi fajin te partitë tjera.

Vanhojte në letër më tej theksoi se zgjedhja e kryetarit të Kuvendit ka qenë ligitime dhe se asnjë gjykatë nuk mund ta kontestojë të njëjtën sepse qëllimi kryesor i zgjedhjeve dhe zhbllokimi i Kuvendit ka qenë kthim i demokracisë.

Vanhojte gjithashtu apelon se populli patjetër duhet ta dijë të vërtetën për ngjarjet e mbrëmshme, ndërsa fajtorët patjetër duhet të marrin përgjegjësi për sjelljen e policisë e cila lejoi personat e maskuar të hyjnë në Kuvend dhe t’i dhunojnë fizikisht deputetët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button