Gruevski e dënon dhunën e mbrëmshme, por edhe mënyrën se si LSDM-ja zgjodhi kryetarin

“Dua ta dënoj dhunën që disa persona e kanë bërë duke i sulmuar dhe lënduar një numër të madh të deputetëve”, deklaroi lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, pas mbajtjes së mbledhjes të komitetit ekzekutiv mbrëmë rreth orës 4 pas mesnate, njofton Portalb.mk.

Ai gjithashtu tha se mënyra të cilën LSDM e zgjodhi kryetarin e Kuvendit është joligjore.

“E dënoj mënyrën me të cilën LSDM dhe partitë tjera të cilët e mbështetën, vendosëntë bëjnë përpjekje joligjore të zgjedhin kryetar të Kuvendit, duke i shkelur të gjitha procedurat ligjore dhe demokratike, me të cilat deri në qëllim të fundit dhe me vetëdije kontribouan për rritjen e tensioneve dhe për politizimin në shoqërinë tonë”, deklaroi Gruevski.

Ai gjithashtu ftoi që të pranohet iniciativa e kryetarit Gjorgje Ivanov për takim të liderëve të partive politike, për, siç tha, gjetje të zgjidhjes institucionale në mënyrë të qetë, pa dëme shtesë për shtetin dhe qytetarët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button