LR-PDSH shprehet pas rastit në Kuvend (FOTO)

Pas ngjarjeve në Kuvend, ka reaguar Arben Taravari nga LR-PDSH duke apeluar deri tek të gjithë ato të cilët shkaktuan këtë situatë ta shuajnë atë, njoton Portalb.mk.

“Aleanca për Shqiptarët apelon tek të gjithë insitucionet përgjegjëse, tek Presidenti i vendit, deri dhe tek z.Nikola Gruevski e kushdo tjetër që ka ndezur këtë situatë e tek të gjithë ata që mund ta shuajnë: TË VEPROJNË TANI PËR TË NDALUAR GRUSHTIN E TURPIT!
Ndaloni tani se kjo nuk është Çështje Politike! Kjo është Çështje Jete!
Politika nuk bëhet me gjak!
Pretendojmë të VEPROHET TANI!
Për ata qindra e mijëra njerëz të cilët janë të shqetësuar për jetën e Kryetarit të LR-PDSH-së, z.Ziadin Sela, deklarojmë që është jashtë rrezikut për jetën dhe ka vetëm disa lëndime të lehta.
Shqiptarët nuk rrëzohen lehtë.
Të gjithë shqiptarët i lus të ruajnë gjakftohtësinë në këto momente”, thotë Taravari.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button