Ish ministri njëditor i Punëve të Brendshme Oliver Andonov, prej dje drejtor i NP “Jasen”

Oliver Andonov, i cili u bë ministër i Punëve të Brendshme vetëm për një ditë më 1 shtator të vitit 2016-të, ndërsa ditën e ardhshme dha dorëheqje sepse në Qeverinë e dytë teknike të Emil Dimitrievit u emërua si ministër plotësues për Punë të Brendshme, prej dje është drejtor i Ndërmarrjes Publike (NP) “Jasen” shihet në vendimin e ri-regjistrimit të NP “Jasen” të publikuar në ueb-faqen e regjistrit qendror, njofton Portalb.mk.

Vendimi është dhënë dje. Deri dje drejtor i “Jasen” ka qenë Sasho Banovski.

Gjatë ditë së djeshme Oliver Andonov nuk donte as t’i konfirmojë as t’i përgënjeshtrojë spekulimet se do të jetë drejtor i ri i “Jasen”. Kjo Ndërmarrje Publike u aktualizua prej kur magazina “Fokus” të premten publikoi se në “Jasen” përgatitet shtab krize, e cila do të evakuonte në krye të shtetit së bashku me kryetarin e VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevskin në rast të gjendjes eventuale lufte. Të hënën nëpër media u shfaqen informata se Andonov është emëruar për drejtor të “Jasenit”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button