Zhbogar: OJQ-të në Maqedoni janë në shënjestër të akuzave për pikë politike

“Shoqëria civile në Maqedoni është në shënjestër të akuzave publike politike të cilët shfrytëzohen për pikë politike, ndërkaq aktivistët civil diskreditohen dhe etiketohen”, deklaroi sot ambasadori i BE-së në Maqedoni, Samuel Zhbogar, gjatë vizitës së tij në Shtip, me rasti ne promovimit të thirrjes së re të Bashkimit Evropian për organizatat qytetare në vend, i cili ka vlerë 5 milionë euro, njofton Portalb.mk.

“Kjo thirrje vjen në kohën e sfidës për shoqërinë civile, e cila është në shënjestër të akuzave politike, që shfrytëzohen për pikë politike. Polarizimi i shoqërisë civile shprehet të aktivistët qytetarët të cilët publikisht diskreditohen dhe etiketohen, madhe edhe të dhënat e tyre personale publikisht de në mënyrë të paligjshme publikohen, për shkak së cilës aktivistët qytetarë janë të kufizuar që të marrin pjesë në projekte. Për ne, shoqëria civile vazhdon të luaj rol të rëndësishëm në promovimin e vlerave të BE-së, të transparencës dhe llogaridhënies së institucioneve të shtetit dhe autoriteteve lokale”, deklaroi Zhbogar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button