Debati në Kuvend: VMRO DPMNE propozon takim liderësh, kompromis dhe zgjedhje të reja?

Në vazhdimin e 17-të të seancës konstituive të Kuvendit sot, për herë të parë kishte thirrje nga një deputet i VMRO DPMNE-së që të organizohet takim i liderëve që të tejkalohen të gjitha çështjet dhe të arrihet kompromis e më pas të ketë edhe zgjedhje të reja.

Duke i përsëritur akuzat që deri më tani shumë herë janë dëgjuar, deputeti Kërsto Mukoski në replikën e koleges së tij Blagica Lasovska, tha se dalja nga kjo është- takimi i liderëve.

“Kolegë të nderuar, po shkelen rekorde për numrin e pakënaqësive të shprehura nga Platforma me të cilët po shantazhohet LSDM-ja. Dua të apeloj për arsye të shëndoshë, për mbajtjen e një takimi të liderëve, që të gjithë liderët të ulen dhe të gjejnë zgjidhje për të mirën  e shtetit, të hapen të gjitha çështjet dhe të zgjidhen me kompromis, të arrihet me kompromis e më pas të mbahen zgjedhjet e reja që qytetarët të vendosin”, tha Mukoski.

Zëdhënësi i VMRO DPMNE-së, Ivo Kotevski në pyetjen e “Meta” nëse thirrja e Mukoskit është edhe qëndrim i partisë, u distancua nga deklarata, duke thënë se nuk e ka dëgjuar e më pas tha se qëndrimi i VMRO DPMNE-së është që të shpallen zgjedhje të parakohshme, por se këtë LSDM dhe Zoran Zaev refuzojnë këtë, “duke kërkuar shpëtim nga përgjegjësia penale”.

Përndryshe për momentin Kuvendi është në pauzë të rregullt prej një orësh.

LEXO: Memedi: Qetësojeni popullatën, mund të jetë e rrezikshme

LEXO: Ndodhitë në Kuvendin e Maqedonisë, dy partitë më të mëdha përplasen para fillimit të seancës konstituive

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button