Zaev: Nga situata e tanishme pësojnë qytetarët dhe kompanitë

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev sot u takua me ambasadorin italian, Karlo Romeo, njofton Portalb.mk.

“Në takim është konstatuar nevoja për zhbllokimin e proceseve demokratike në Maqedoni, që është në interes të qytetarëve, stabilitetit dhe perspektivave të shtetit”, njoftojnë nga LSDM-ja.

“Maqedonia patjetër duhet të ecë përpara. Shumica parlamentare do t’i vazhdojë hapat drejt zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit dhe zgjedhjes së Qeverisë së re, sipas Kushtetutës, Rregullores dhe ligjeve të Republikës së Maqedonisë”, ka thënë Zaev në takim.

Në takim është potencuar nevoja e transferimit të qetë të pushtetit përmes respektimit të parimeve demokratike. Është biseduar edhe për rreziqet e prolongimit të zhbllokimit të proceseve demokratike.

Lideri i LSDM-së ka shpjeguar se nga situata e tanishme pësojnë qytetarët, të cilët janë në një krizë të lartë ekzistuese, firmat të cilat tashmë kanë problem me pagesën e rrogave. Ministrat në ikje mund të funksionojnë vetëm në mënyrë teknike. Nga mesi i majit edhe kryetarëve të komunave edhe këshilltarëve do ju mbarojë mandati.

“Nuk do të lejojmë të ketë pasoja në dëm të qytetarëve dhe të shtetit për interesa personale kriminele të individëve.  Shumica e qytetarëve kanë votuar për ndryshime, jetë kualitative për të gjithë, drejtësi, të ardhme euro-atlantike në Maqedoni. Ekziston shumicë parlamentare legjitime prej 67 deputetëve të mbështetur prej rreth 700.000 qytetarëve. Ekziston program për Qeveri të re reformuese të Maqedonisë unitare. Askush nuk ka të drejtë t’i ndalojë ndryshimet demokratike”, tha lideri i LSDM-së në takim me ambasadorin italian, Romeo.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP