Kukan shpreson për kthesë të rëndësishme të krizës së Maqedonisë dhe Ballkanit

Eurodeputeti dhe raportuesi i Maqedonisë në Kuvendin Evropian, Eduard Kukan në intervistë për “Europian Western Ballkans”, tha se në muajt në vazhdim pritet kthesë e rëndësishme në ngjarjet politike në Maqedoni dhe në vendet tjera ballkanike të prekura nga “trendi” i bllokadave dhe nga bojkoti i institucioneve kyçe, njofton Portalb.mk.

“Ne po përballemi me krizë serioze politike në Maqedoni dhe në Shqipëri. Vendet tjera të rajonit, p.sh. Mal i Zi dhe Kosova, luftojnë për bojkot të Kuvendit. Duket se kjo është trend rajonal, i cili është kundër produktivitetit të zhvillimit demokratik në vendet e pragut evropian. Shpresoj se në muajt e ardhshëm do të shohim kthesë të rëndësishme në këtë trend. Megjithatë, ky është kriteri i parë dhe më fondamentali i Kopenhagës”, tha Kukan.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP