Zbulohet pasuria e familjes Berisha/ Argita 34 mijë euro të ardhura nga qeratë, Shkëlzeni shet pronën 600 mijë euro

Fëmijët e Sali Berishës kanë deklaruar të ardhura të shumta në deklaratën e pasurisë, kryesisht nga mësimdhënia dhe konsulenca juridike, shkruan Lexo.al, transmeton Portalb.mk.

Panorama ka siguruar sot deklarimin e pasurisë së familjes së ish- kryeministrit Berisha, ku si çdo vit tjetër kanë deklaruar pasurinë e tyre edhe Shkëlzeni dhe Argita Malltezi.

Berisha ka deklaruar një shtesë llogarie prej 1 milion lekë të reja, ndërkohë që pagën vjetore si deputet dhe shpërblimet e ka pasur 1.3 milion lekë.

Ndërsa të ardhurat nga ish- pozicioni si kryeministër, Berisha i ka 647 mijë lekë.

Argita Malltezi, ndër të tjera ka deklaruar shtesa në katër llogari me 34 mijë euro, 15 mijë euro, 659 mijë lekë dhe 1.3 milion lekë.

Të ardhurat nga rroga neto në fakultet për Argita Berishën kanë qenë 1 milion lekë, ndërsa të ardhurat nga mësimdhënia në fakultete private ishte 1.1 milion lekë. Ajo ka përfituar gjithashtu të ardhura nga qiratë në shumën 34 mijë euro si dhe honorarë dhe shpërblime në shumën 642 mijë lekë.

Shkëlzen Berisha ka deklaruar pakësimin e një llogarie me 174 mijë euro si dhe në një llogari në lekë, ka shtuar 2.1 milionë. Ai ka krijuar 600 mijë euro të ardhura nga shitja e një pasurie të paluajtshme.

Në formularin e të ardhurave për vitin 2016, Shkëlzen Berisha ka deklaruar të ardhura nga konsulenca 3 milionë lekë, të ardhura nga punësimi 961 mijë lekë si dhe të ardhura nga qeraja 47.956 euro.

Në ditët e fundit të 2016 ai ka mbyllur kredinë 252 mijë euro si dhe ka shlyer 12 mijë euro kredi të cilën e ka marrë për blerjen e një makine.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button