Tuntev: Mbroni shuma milionëshe të ndërmarrjeve familjare, e gënjeni popullin

Deputeti i LSDM-së, Tomisllav Tuntev, akuzoi se deputetët e VMRO-DPMNE-së e gënjejnë popullin dhe se vazhdojnë me obstruksionizmin e Kuvendit, njofton Portalb.mk.

“Ju nuk mbroni asgjë tjetër, përveç privilegjeve që i keni. Në vitin 2008 qytetarët a i keni pyetur për ligjin për gjuhët? Në vitin 2011 a i keni pyetur qytetarët për amnistimin e rasteve të Hagës dhe avancimin e ligjit për gjuhë apo keni kërkuar zgjedhje të reja?”, pyeti Tuntev.

Ai përsëriti se Platforma nuk ekziston dhe se të gjithë ata që do ta pranojnë programin e Qeverisë që e ka propozuar lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, do të hyjnë në Qeverinë e re, ndërkaq kush nuk do ta pranojë, do të jetë opozitë.

“Keni shuma milionëshe të ndërmarrjeve familjare, për atë e bëni këtë”, tha Tuntev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button