Rama: “Platforma Tiranase” është mit i krijuar nga politikanët maqedonas

“Platforma Tiranase është mit”, ndërkaq Ballkani mund të çmendet nëse BE nuk e përforcon procesin për integrim të këtyre vendeve në BE”, deklaroi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një intervistë për “Politiko-n”, njofton Portalb.mk.

Në bisedë me gazetarin e “Politiko-s”, Rama e mbron deklaratën e partive politike shqiptare të Maqedonisë dhe thotë se ai vetëm se e ka lehtësuar takimin mes partive shqiptare në Maqedoni dhe se fare nuk është përzier në punët e brendshme.

“Miti se partitë shqiptare ndjekin platformë të nënshkruar në Tiranë u krijua në Shkup për arsye politike. Ajo është gënjeshtër, mit me shije të keqe e krijuar nga politika. Sulmet ndaj platformës janë të rrezikshme pasi që ajo është politikë që nxitë ndasi dhe  jo bashkim… ajo është puna e fundit që i duhet Maqedonisë, puna e fundit që të gjithë neve na është e nevojshme”, thotë Rama.

Për kryeministrin Rama, shqiptarët në Maqedoni kanë “të drejtë të plotë që të jenë të barabartë me maqedonasit”, ndërkaq platforma kërkon të drejta dhe liri të cilat janë të nënshkruara në Marrëveshjen Kornizë të Ohrit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button