Vrasja e 17 vjeçarit në Matkë, dy të arrestuar, paraburgim për 19 vjeçarin

Autoritetet policore kanë arrestuar dy të rinj të dyshuar për vrasjen e së shtunës të një 17 vjeçari në Matkë të Shkupit.

Për të dyshuarin e parë si autor të drejtpërdrejtë të vrasjes është caktuar paraburgim prej 30 ditësh. Për të dyshuarin e dytë për pjesëmarrje në rrahje është caktuar masa për kujdes, ndalesë për dhënien e pasaportës, ndalesë për ta lëshuar vendbanimin, ndalesë që të iu afrohet disa personave konkret dhe detyrim për paraqitje në gjykatë.
Nga Prokuroria informojnë se i presin rezultatet nga obduksioni i viktimës dhe rezultatet e analizave të AND-së bashkë me ekspertizën e të gjitha gjurmëve.
Incidenti në Matkë filloi me një zënkë banale të tre djemve nga Shishova me një djalë nga Saraji, i cili pas fjalëve u sulmua edhe fizikisht. 17 vjeçari thirri në ndihmë vëllanë e tij, që mbeti i lënduar gjatë zënkës.
Zënka përfundoi tragjikisht me një të mitur të vdekur, një adoleshent të lënduar me armë thike në pjesën e gjoksit, dhe të rinjtë e tjerë që akuzohen njëri drejtpërdrejt për vrasjen, e tjetri për pjesëmarrje në një rrahje që përfundoi tragjikisht.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button