Një 17 vjeçar është therrur në Matkë të Shkupit

Një djalë i moshës 17 vjeçare u ther me thikë për vdekje sot rreth 15 në hyrje të Matkës së Shkupit.

Vrasjen e ka kryer 19-vjeçari, pasi të dy djemtë së pari kishin zënkë verbale, dhe pastaj filloi edhe përleshja fizike. MPB ka konfirmuar ngjarjen.

Siç njoftton MPB-ja, djali 19 vjeçar i lindur më 1998 me inicialet E.A nga fshati Shishovë, gjatë konfliktit ka nxjerrur thikën dhe ka goditur djaloshin 17 vjeçar me inicialet H.I i lindur më 1990 nga Sarajit.

Nga plagët e marra dhe për shkak të gjakderdhjes së madhe, djaloshi së shpejti iu është nënshtruar plagëve të tij dhe vdiq në vendin e incidentit.

Në vendin e ngjarjes erdhi ekipi i ndihmës së shpejtë, por mjekët konfirmuan vetëm vdekjen e djalit.

Vrasja i ka shqetësuar banorët e fshatit, i cili ndodhet në afërsi të kanonit ku sot gjatë ditës ka pasur shumë vizitorë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button