LSDM: Gruevski nuk ka të drejtë t’i ofrojë 51 deputetët si të jenë të zgjedhurit e tij personal

“Nikolla Gruevski nuk ka të drejtë t’i ofrojë 51 deputetët e VMRO-DPMNE-së si të jenë të përzgjedhurit e tij personal. E para, shumica parlamentare tashmë ekziston dhe atë askush nuk e kërkoi nga ai. Kurse, nëse ndonjëri nga deputetët opozitar të VMRO-DPMNE-së do të gjejnë mendje të shëndoshë dhe do t’i vazhdojnë reformat e formimit të Qeverisë së re reformuese nuk varet nga Gruevski”, thuhet në kumtesën e Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë (LSDM), njofton Portalb.mk.

Në të shtohet se “qytetarët nuk duan më shumë pamflete dhe VMRO-DPMNE do të duhet të pranojë se i ashtuquajturi manifest mund të jetë pjesë vetëm i ormanëve të tyre”.

“Ekziston program e Qeverisë së re reformuese i cili është dokumenti i vetëm valid për qytetarët dhe i cili siguron jetë cilësore për të gjithë, shtet ligjor, unitar me perspektivë euroatlantike”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button