Veseli: Opozita as s’e ka krijuar as mund ta rrëzojë Qeverinë

Kryekuvendari, Kadri Veseli, i ka dërguar porosi të qarta partnerit të koalicionit, kryeministrit Isa Mustafa që nëse nuk merr vendime të mëdha, koalicioni më nuk ka kuptim, transmeton koha.net, përcjell Portalb.mk.

Pas mbledhjes së Kryesisë, shefi i legjislativit tha se ky koalicion është ndërtuar për të marrë vendime të mëdha, prandaj pret shumë shpejt vendime të mëdha në Qeveri e Kuvend.

Kur u pyet për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë të iniciuar nga Nisma, Veseli tha se opozita as nuk e ka krijuar e as nuk mund ta rrëzojë Qeverinë.

Por, pavarësisht kësaj, iniciatorët e nismës për mocion ende kanë shpresë se deputetë të partive në pushtet që nuk janë deklaruar publikisht, do ta mbështesin mocionin.

Ndryshe, javën që vjen, Kuvendi i Kosovës do t’i mbajë dy seanca plenare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button