Opozita kërkon zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, Veljanoski refuzon

Deputeti i Lidhjes Social Demokrate e Maqedonisë edhe sot propozoi të kalohet në rendin e katërt të ditës të seancës kuvendare, ku do të punohet për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, ngaqë siç shprehet ai ajo i lejohet me Rregulloren e  Kuvendit, por që kjo u refuzua nga kryesuesi i Kuvendit, Trajko Veljanoski, njofton Portalb.mk.

“Tashmë disa ditë bisedojmë dhe ende kemi dilema. Nuk jam këtu për të treguar se pse bisedojmë, sepse nuk ndodh asgjë më shumë se sa plotësimi i nevojave të disave për të shmangur formimin e Qeverisë dhe zhbllokim të Parlamentit. Propozoj të formojmë Komisionin dhe të kalojmë në pikën e katërt të rendit të ditës, zgjedhja e kryetarit të Kuvendit, sepse kjo lejohet edhe me anë të nenit 78 paragrafit 2”, tha Spasovski.

Ndërsa, kryesuesi i Kuvendit, Trajko Veljanoski mohoi propozimin e Spasovskit, nga ku debati u vazhdua në pikën e tretë të ditës.

Në mbështetje të Spasovskit dolën edhe deputetja Radmilla Sherqerinska dhe Stefan Bogoevski, ku të dy kërkuan nga Veljanoski lexim të drejtë të nenit 78 dhe paragrafit 2, ku thuhet:

“Neni 78, paragrafi 2, thotë se gjatë seancës kuvendare, mund të kemi ndryshim të rendit të ditës nëse ajo propozohet nga kryetari i Kuvendit, ne kryetar nuk kemi, dhe këtë, sipas Rregullores mund ta bëjë deputeti i cili ka përkrahjen e 10 deputetëve, e në këtë rast Oliver Spasovski i cili propozoi ndryshim të rendit të ditës, por Veljanoski e refuzoi”, tha Bogoevski.

Por Veljanoski i këshilloi të njëjtët që të lexojnë edhe nenet tjera të Rregullores.

Ndërsa, në kundërshtim të deputetëve të LSDM-së dolën deputetët e VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski, Antonio Milloshoski dhe Vllado Gjorçev, të cilët thanë se debati, replikat dhe kundër-replikat janë në pajtueshmëri me Rregulloren.

Nga VMRO-DPMNE-ja u parashtrua neni i 80 i Rregullores, në të cilin thuhet se kalimi nga një pikë në pikën tjetër të ditës bëhet atëherë kur të ketë përfunduar debati për pikën e tretë. Dhe meqë ende kemi debat për pikën e tretë ku kemi deputetë që janë paraqitur për të folur, vazhdojmë debatin për këtë pikë.

Ndërsa, duke reaguar ndaj kundërshtimeve të LSDM, se bllokimi i seancës bëhet me qëllim nga VMRO-DPMNE-ja, deputeti Ferid Muhiq tha se “gjithë janë të përkushtuara për të mirën e Maqedonisë, askush nuk ka të drejtë të flet për atë se kush është shitës i saj. Nëse dikush është tradhtar do të ishte në burg, dhe jo në Kuvend.

Kujtojmë se sot është dita e dhjetë e seancës kuvendare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button