“Patriotë” nga Prilepi e sulmojnë një gazetar në Shkup

Një grup prej dhjetë anëtarëve të Shoqatës Patriotike Maqedonase “Pere Toshev” nga Prilepi, dje në ora 18:05 janë përpjekur që fizikisht t’i “qerojnë hesapet” me gazetarin e “Plusinfo-s” Bozhidar Barlakoski, njofton Portalb.mk.

“Duke u kthyer nga seanca e Kuvendit, Barlakoski, përndryshe edhe ai nga prilepi, është takuar me një grup te Qendra Tregtare “Soravija”. Të gjithë kanë qenë të veshur me bluza të kaltër të mbyllur të cilat i kanë pasur simbolet e shoqatës. Pasi që i ka njohur disa nga ata, gazetari në mënyrë miqësore është përshëndetur “përshëndetje djem”, të cilit ata ia kanë kthyer me  fjalë të pista, e kanë sharë dhe i kanë thënë “kopil i shitur”, njoftojnë nga “Plusinfo”.

Barlakoski, i cili ka qenë baskë me redaktorin Branko Geroski, mbrëmë vonë rastin e kanë paraqitur në Stacionin Policor “Beko”.

“Gazetari ka identifikuar tre sulmues, pas së cilës ka marrë garanci prej zyrtarëve policor se personat e identifikuar do të paralajmërohen”, thonë nga “Plusinfo”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button