Kadare nderohet me çmim ndërkombëtar në Kosovë

Ministria e Kulturës e Kosovës i ka ndarë, të enjten, shkrimtarit të njohur shqiptar, Ismail Kadare, çmimin ndërkombëtar “Letërsia Shqipe” për veprën e tij letrare, njofton Rel, përcjell Portalb.mk.

Kadare, që po viziton Kosovën, ka takuar gjatë ditës presidentin Hashim Thaçi, përpara se t’i ndahej çmimi në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës.

“Falënderoj Kosovën dhe lexuesit e mi të Kosovës”, tha Kadare në një fjalë tij. “Ky çmim i dhënë nga Kosova ka kuptim më tepër se një çmim për mua dhe më jep kënaqësi me shumë se çdo çmim tjetër”.

Ismail Kadare, shkrimtari më i njohur shqiptar, është nderuar disa herë pwrveç me çmimet letrare edhe nga Presidentët e Kosovës, për veprën e tij dhe angazhimin për Kosovën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button