Edhe Sela kërkon zgjedhje të kryetarit të Kuvendit

Pas deputetit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Xhevat Ademi, fjalim në Kuvend ka mbajtur edhe Ziadin Sela nga Aleanca për Shqiptarët, duke shprehur se “kryesuesi nuk ka të drejtë të vendos”, edhe pse siç tha ai “jemi dëshmitar që gjatë këtyre dhjetë ditëve është shkelur Rregullorja e Kuvendit”, njofton Portalb.mk.

Ai shprehu se në Rregullore askund nuk shkruan se kryesuesi ka të drejtë të vendos se sa do të zgjatë puna e Kuvendit.

Por, pas këtij fjalimi të Selës ka reaguar deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski, duke akuzuar Sapsovskin, Ademin dhe Selën se propozojnë “të shkelim Rregulloren që të heshtim ne”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button