Ibrahimi: Si mundet që deputetët të frikësohen nga gjuha shqipe?

“Nuk kam takuar askënd i cili frikësohet nga gjuha e tjetrit. Nuk e kam të qartë se si mundet deputetët nga VMRO-DPMNE-ja të frikësohen nga gjuha shqipe”, deklaroi deputeti i Lëvizjes BESA, Zeqirija Ibrahimi, në vazhdimin e tetë të seancës konstituive, njofton Portalb.mk.

Ai dha disa shembuj ku ka më pak popull se sa që janë shqiptarët në Maqedoni, dhe e shfrytëzojnë gjuhën e tyre si zyrtare. Ai tha se në Kosovë, gjuha serbe është zyrtare, ndërkaq ka vetëm 5% serb, ashtu sikur gjuha finlandeze në Suedi.

“Ju lus që të keni kujdes me kualifikimet për gjuhën. Ata që kërcënojnë, ta dini se nuk do të formojnë asnjë Qeveri në të cilën do të hyjë BESA, ku nuk do të pranohej gjuha shqipe”, tha Ibrahimi.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Ore torollak! Ata nuk frigohen , por u vjen gèrdi ,u vjen me vjelle prej gjuhes Shqipe aq shume shovena qe jane… Per ata eshte nencmim me fole gjuhen Shqipe apo me udheheqe nje Shqiptare me Shtetin…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button