Ja sa do të kushtojë iPhone 8

Kohëve të fundit është përfolur se iPhone 8 do të ketë çmimin bazik prej më shumë se 1000 dollarë, por mund të ndodhë që kjo të mos jetë e vërtetë, njofton Koha.net, përcjell Portalb.mk.

Sipas analistit Steven Milunovich, iPhone 8 në version me 64 GB do të fillojë të shitet me çmim në mes të 850 dhe 900 dollarë. Pastaj, çmimi do të rritet nga 950 deri 1000 dollarë për modelin me 256 GB.

Nëse këto çmime do të jenë të vërteta, atëherë iPhone 8 do të jetë shumë afër çmimit të Galaxy S8+.

Milunovich beson se Apple është duke synuar çmimin fillestar prej 1000 dollarë në bazë të strategjisë së saj për shitje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button