Kontrolli i pronës së Milloshoskit, ja çfarë thotë Prokuroria Speciale

“Duke e pasur parasysh kërkesën e shumë mediave të cilat janë drejtuar në lidhje me kërkesat e publikuara të kësaj Prokuroria deri te institucionet kompetente, sqarojmë se në Prokurorinë Speciale po udhëhiqen një numër i procedurave hetimore të cilat për qëllim kanë hetimet financiare kundër një numër të madh të personave fizik dhe juridik”, njoftojnë nga Prokuroria Speciale Publike (PSP), transmeton Portalb.mk.

“Qëllimi i këtyre procedura ve parahetimore është që të kontrollohet gjendja pronësore e të gjithë personave për të cilët janë hapur procedura dhe për punën e përgjithshme të tyre financiare. Kontrolli i gjendjes pronësore nënkupton kontroll detal për pronën e përgjithshme që personat mund ta posedojnë edhe atë, si pronë të patundshme, por edhe si të tundshme”. Në këtë drejtim, janë dërguar një numër i madh i kërkesave deri te institucione të ndryshme, me paralajmërim se të dhënat e kërkuara kanë të bëjmë me procedurë parahetimore. Theksojmë se institucionet kompetente, duhet të marrin masa që të mos publikohen të dhënat për procedura parahetimore, të cilat në bazë të dispozitave ligjore, janë të fshehtë”, thonë nga PSP.

Ata gjithashtu shtojnë se është e palejueshme që institucionet përkatëse, t’u lejojnë personave të cilët janë nën kontroll të PSP-së, ta shohin kërkesën e Prokurorisë dhe të zbulojnë informata për hetimin.

Ky reagim vjen, pasi sot deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshovski, në një reagim në “Facebook” nxori dy kërkesa për kontroll të Prokurorisë Speciale Publike (PSP), të cilat janë dërguar në Agjencinë për Aviacion Civil dhe Regjistrin Qendror.

“PSP vazhdon me trysnin ndaj atyre që nuk mendojnë si i aboluari. Pas deklarateve në mia në “Top Tema” kundër Oliver S. dhe në Kuvend kundër Zaevit, fillimisht arritën paralajmërimet nga deputet i LSDM-së se shumë flas, ndërkaq tani edhe hetimi nga Katica Janeva, e cila i kërkon avionët e mi dhe ndërmarrjet të cilat nuk i kam! Vetëm vazhdoni, nuk do të na heshtni!”, shkruan Milloshoski në “Facebook”.

Prokuroria Speciale nga Agjencia për Aviacion Civil kërkon të dhëna për atë se nëse Milloshoski nga 1 janari i vitit 2008 deri më 31 dhjetor të vitit 2015 ka qenë pronar ose shfrytëzues i avionëve.

Nga Regjistri Qendror, për të njëjtën periudhë kërkon kontroll të personave fizik dhe juridik ku Milloshoski ka qenë pronar, drejtues ose person i autorizuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button