Tusk pret vendim të arsyeshëm për dalje nga kriza politike, Ivanov nuk ndërron mendje për mandatin (VIDEO)

15.35 –  “Kjo krizë e vazhduar politike, e bllokon vendin tuaj në rrugën drejt euro-integrimit. Ju ngelet ju të gjeni zgjidhje e cila do të jetë e bazuar në parimet demokratike, të mirësjellja dhe të arsyeshme”, kështu ka deklaruar presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, në lidhje me krizën politike, pas takimit me presidentin Gjorge Ivanov.

15.25 – “Qëndrimi im për dhënien e mandatit, nuk ka ndryshuar”, kështu ka deklaruar presidenti Gjorge Ivanov, pas takimit me presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk, duke shtuar se duhet të bisedohet për reformat në BE dhe jo për platformat e krijauara në shtet të huaj që e cenojnë socranitetin e shtetit, raporton Portalb.mk.

“Detajisht e kam njoftuar me kompetencat kushtetuese dhe praktikën për ndarjen e mandatit. Qëndrimi im është i pandryshuar. Qeveria e re të mos kontestohet nga asnjë palë, vendimi është preventiv. Bashkimi Evropian është garanci për Marrëveshjen e Kornizë të Ohrit dhe të atij 2015”, tha Ivanov.

Ai shtoi se, po shkelen parimet e fqinjësisë së mirë, me ndërhyrje të drejtpërdrejta, sipas tij, po manipulohen qytetarët dhe kërkohen ndryshime të reja kushtetuese,

“s’na duhet platforma të huaja, por reforma”, përsëriti Ivanov duke shtuar se  BE duhet ta hedhë platformën.

Ivanov njoftoi se Tuskin ka biseduar për krizën e refugjatëve dhe sfidat e Maqedonisë në rrugën euro-integruese.

15.15 – Ka filluar takimi me plenar i dy delegacioneve. Në ora 15 parashihet deklaratë për mediat nga presidenti Ivanov dhe Tusk ndërsa në ora 15 e 30 parashihet drekë pune, ku përveç Ivanovit dhe Tusk do të jenë prezent edhe anëtarët e delegacioneve.

13.55 – Sapo ka filluar takimi sy më sy mes të parit të BE-së, Donald Tusk dhe presidentit Ivanov. Takimi do të zgjasë gjysmë ore dhe më pas do të ketë deklarata. Portalb do t’ju sigurojë video të drejtpërdrejtë.

Tusk- Ivanov
Tusk – Ivanov

Biseda të hapura dhe porosi të drejtpërdrejta “pa dorëza”, por edhe paralajmërimi i fundit nga Bashkimi Evropian në të cilën do të prezentohen rreziqet dhe iplikimet në rajon në kohë kur në Maqedoni vazhdojnë bllokadat e proceseve demokratike. Kështu e parashikojnë analistët marrëveshjen ndërmjet presidentit Gjorge Ivanov dhe presidentit të Këshillit Evropian, Donald Tusk, i cili sot vjen për vizitë në Shkup, shkruan “DW“, përcjell Portalb.mk.

Tusk vjen dy javë pas vizitës së eurokomesarit Johanes Han i cili nuk u takua me Ivanovin dhe nuk arriti që sy me sy t’ia përcjell porositë për respektim të shumicës parlamentare dhe të mos nxiten konfliktet ndëretnike. Për dy vjet ky është takim i tretë i Tusk në Maqedoni. Në vizitën e fundit në mars të vitit 2016, Tusk dhe Ivanov patën biseduar për arritjen e një zgjidhje evropiane për krizën e refugjatëve. Edhe këtë herë do të bisedojnë për të njëjtat sfida por më shumë për krizën politike në Maqedoni.

Sipa analistëve kjo do të jetë paralajmërimi i parafundit për Ivanovin, respektivisht për VMRO-DPMNE-në që të mos bllokohen proceset demokratike të Maqedonisë.

“Është fakt se trysnia e BE-ja ndaj VMRO-DPMNE-së po rritet”, tha Malinka Ristevska Jordanova, nga Instituti për Politikë Evropiane në Shkup.

“Deklarata e ministrit për Punë të Jashtme e Gjermanisë ishte e shumë e qartë si ndaj Ivanovit po ashtu edhe ndaj VMRO-DPMNE-së se i shkelin parimet demokratike dhe se pritet nga presidenti të formojë Qeveri e cila ka shumicën në Parlament. Për fat të keq, kur në vazhdimësi ndiqen reagimet e përfaqësuesve për krizën e gjatë politike, do të vërehet ndarje e thellë politike. Përfaqësuesi e Partisë Popullore Evropiane lëshuan paralajmërime më të ashpra. Atyre iu desh më shumë kohë që të dërgojnë kritika ndaj VMRO-DPMNE-së, të cilës gjithmonë iu dha më shumë hapësirë që të mund të tregojë në publik përkrahjen e partive evropiane simotra të bashkuara në PPE. Por edhe ky traektor u ndryshua. Ajo u pa edhe nga porosia e Johanes Han në muajin shkurt, të mundësojë formimin e Qeverisë”, tha Jordanova.

Ajo vlerëson se takimi i sotëm i Tusk, i cili u paralajmërua në kontekst të krizës së emigrantëve, është një “embëlsirë” e cila mundson që së paku të ketë takim me Ivanov, gjatë të cilës mund të priten dy porosi: njëra për migrimin kurse tjetra për krizën politike.

“Tusk nuk mund të pritet që me anë të porosisë së tij “të bjerë më poshtë” nga ajo që e porositi Johanes Han dhe mund të pritet që të kërkojë nga Ivanov dhënien e mandatit për formim të Qeverisë. Sigurisht se në bisedën ‘sy më sy’ trysnia ndaj Ivanov do të jetë e madhe. Nëse jo i kuq, ky takim sigurisht do të jetë një karton i verdhë për VMRO-DPMNE-në. Për fat të keq, PPE-ja deri më sot ka toleruar mjaft gabime (faule). Supozojë se edhe trysnia e sotme ‘miqësore’ nuk ka sukses, me siguri do të kalohet në instrumente të tjera, nga njëra anë izolim politik kurse nga ana tjetër sanksione”, u shpreh Jordanova.

Përndryshe, kryetari i Këshillit të Evropës, Donald Tusk, sot do ta vizitojë Republikën e Maqedonisë. Ai në Shkup do të ketë takim me presidentin e Maqedonisë, Gjorge Ivanov në të cilin, sipas paralajmërimeve, do të bisedojë për krizën e emigrantëve, rolin e Maqedonisë në përballjen me të, si dhe për situatën politike në Maqedoni.

Presidenti Ivanov, siç informon kabineti i tij, përveç për gjendjet aktuale me krizën e emigrantëve dhe të refugjatëve, rolin e Maqedonisë dhe situatat në rajon, do ta njoftojë Tuskun edhe me situatën politike në vend, ndërsa do të bisedohet edhe për perspektivën evropiane të rajonit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button