Ja si do të jetë moti në ditët e para të muajit prill

Krahas ndryshimit të muajit, prej nesër Maqedoninë do ta presin edhe temperaturat të njëjta si të deritanishmet, njofton Portalb.mk.

Duke filluar nga nesër, ditës së parë të fundjavës dhe muajit prill, për dallim nga sot do të kemi temperatura pothuajse të njëjta. Temperaturat e mëngjesit do të sillen prej prej 0 deri në 6 gradë Celsius, kurse edhe ditën e hënë do të kemi të njëjta temperatura. Ato të ditës do shkojnë prej 7 deri në 17 gradë Celsius.

Dita e dytë e javës, e martë, do të na shoqërojë me temperatura të mëngjesit prej 3 deri 7 gradë Celsius, të cilat të njëjta do të jenë edhe gjatë ditës së mërkurë.

Ndërsa ditën e enjte dhe të premte do ti shoqërojë temperatura prej 2 deri në 17 gradë Celsius.

Gjatë pesë ditëve të para të muajit prill kohë pas kohe do të na shoqërojnë edhe rreshjet e shiut të shoqëruara me erë të ndryshueshme e cila në vende malore mund të pasojë edhe me rreshje të borës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button