Hoxha: Nuk ekziston Platforma e Tiranës, takimet e liderëve të partive shqiptare janë rutinë

Drejtori i përgjithshëm i çështjeve politike në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ferit Hoxha, i pyetur në lidhje me intervenimin e supozuar të Tiranës në Platformën e Partive Shqiptare, deklaroi se “nuk ekziston Platforma e Tiranës”, lajmëron korrespodentja e “Meta-s” nga Tirana, njofton Portalb.mk.

Ai shtoi se takimet me liderët e partive shqiptare në rajonin ku jetojnë shqiptarët, qoftë në Maqedoni, Preshevë dhe Mal të Zi, janë rutinë.

Në lidhje me politikanët maqedonas, ai tha se “çdo model që i përfshin shqiptarët dhe të drejtat e tyre legjitime kushtetuese, nuk do të rezultojë si plan i suksesshëm në Maqedoni”.

Për ndikimin e Rusisë në Maqedoni u përgjigj se ajo nuk do të ndihmojë në zgjidhjen e problemeve këtu.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button