“The Sun” akuzon Interin: Shitësi më i keq i historisë së futbollit (FOTO)

“The Sun”, me një speciale që i kushtoi dje Interit, evidentoi edhe një herë pikën e dobët të ekipit zikaltër. Tabloidi përmendi disa prej lojtarëve që ishin nënvlerësuar prej Interit dhe që kishin fituar gjithçka pas transferimit nga Milano, shkruan Panorama, përcjell Portalb.mk.

MATIAS ZAMER

Gjermani u vesh zikaltër në 1992 për 9 miliardë lireta (4.5 milionë euro), por aventura e tij nuk zgjati shumë për shkak të opinioneve të ndryshme që ndante me trajnerin e asaj kohe, Osvaldo Banjoli.

 

matias zamer inter

Qëndrimi i tij në kryeqendrën lombarde zgjati vetëm gjysmë sezoni, pasi në merkaton e janarit të 1993 Zamer u shit te Borusia e Dortmundit, ku u shpall dy herë kampion Gjermanie, fitoi dy Superkupa, një Kupë Kampionesh dhe një Superkupë Interkontinentale. Sikur të mos mjaftonin arritjet me skuadrën, mesfushori fitoi edhe “Topin e Artë 1996”.

DENIS BERKAMP

Dennis-Bergkamp-Inter

Holandezi kishte frikë nga udhëtimet me avion, por kjo nuk e pengoi të “shtegtonte” drejt ishullit. “Tulipani” qëndroi tek Interi për pak sezone (1993-1995), edhe pse i kushtoi Moratit plot 18 miliardë lireta (9 mln euro). Në 1994 fitoi edhe Kupën UEFA dhe, më pas, u largua për t’iu bashkuar Arsenalit, ku shkroi edhe disa nga faqet më të lavdishme të historisë së klubit londinez.

ROBERTO KARLOS

Me vrapimin, fuqinë dhe teknikën e tij, braziliani u prezantua në Milano në mënyrën më të mirë të mundshme, sidomos pasi që prej largimit të Andi Brehmes Interi po haste vështirësi në gjetjen e një elementi në lartësinë e duhur.

roberto karlos inter

Për fatin e tij të keq, drejtuesit interistë nuk patën shumë besim, ndaj nuk e penguan largimin e tij drejt Madridit, ku do të kthehej në idhullin e tifozëve “mereng”. Me kërkesë të Fabio Kapelos, Roberto Karlos u transferua në Madrid, ku me Realin u shpall katër herë kampion Spanje, fiton tre Superkupa Spanje, tre Liga Kampionesh, një Superkupë Europe dhe dy Kupa Interkontinentale.

ANDREA PIRLO

Në 1998 i bashkohet Interit ku zbret në fushë 18 herë dhe debuton në Ligën e Kampioneve. Një vit më pas, zikaltrit e huazojnë te Rexhina, ku koleksionon si protagonist absolut 27 ndeshje dhe 6 gola në Serinë A. Pasi rivishet zikaltër, pas një sezoni plot dritëhije, Pirlo huazohet sërish te Breshia.

andrea pirlo inter

Në merkaton verore të 2001-shit, kalon te Milani si një nga emrat e kërkuar me ngulm nga Karlo Ançeloti, i cili ka intuitën për t’i gjetur një pozicion të ri në mesfushë dhe për ta shndërruar në lojtarin që njohim sot. Në pak kohë, Pirlo u bë kolonë e Milanit, me të cilin mes shumë titujsh, fiton edhe dy Kupa Kampionesh pa harruar dhe titullin kampion bote me Italinë në korrik të 2006-ës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button