Barcelona në ankth, Junajtid bën gati 200 mln euro për Nejmarin

Mançester Junajtid po përgatit një ofertë prej 200 milionë eurosh për sulmuesin e Barcelonës, Nejmar. Sipas gazetës katalanase “Sport”, anglezët shpresojnë që të paguajnë klauzolën e prishjes së kontratës së brazilianit për ta transferuar atë në “Old Trafford”, njofton Panorama, përcjell Portalb.mk.

“Sport” zbulon edhe rrogën që 20 herë kampionët e Premier Ligës janë të gatshëm që t’i paguajnë sulmuesit për ta bindur që të vijë në Angli: 25 milionë euro në sezon (21 milionë paund) ose 416 mijë paund në javë, duke e bërë futbollistin më të paguar në ishull. Një lëvizje e tillë nga “djajtë e kuq” vjen vetëm një javë pasi ylli i Barçës pranoi se e intrigojnë disa ekipe të kampionatit anglez, përfshirë edhe Mançester Junajtid.

“Premier Liga është një kampionat që më pëlqen. Më pëlqen stili si luajnë skuadrat atje dhe ekipet. Kush e di, ndoshta një ditë do të më pëlqente që të luaja atje. Unë admiroj Mançester Junajtid, Çelsin, Arsenalin dhe Liverpulin. Këto janë skuadra që luftojnë gjithnjë. Dhe atje ka trajnerë të nivelit të lartë si Murinjo dhe Guardiola. Këta janë trajnerë me të cilët çdo futbollist do të preferonte që të punonte”, tha 25-vjeçari për “The Sun”.

Në trion e sulmit të Barcelonës, ish-talenti i Santosit është shndërruar në një prej lojtarëve më të mirë në botë, pasi u transferua në “Camp Nou” në verën e vitit 2013. Më herët gjatë këtij muaji, ai luajti një rol vendimtar në “Camp Nou” për të kualifikuar skuadrën e tij në Champions, pasi përmbysën disavantazhin e katër golave që kishin pësuar ndaj Parisit në Francë.

Nejmar shënoi me një goditje dënimi në minutën e 88- të, që fiksoi rezultatin momental 3-1 dhe ekzekutoi saktë një penallti, përpara se të dhuronte asistin e golit të kualifikimit në çerekfinale, për Serxhi Roberton në minutën e 95-të.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button