LSDM: Maqedonia do të fitojë Qeveri reformuese

Pas ndërprerjes së seancës konstituive të Parlamentit, Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë nëpërmjet në kumtese, ka bërë të ditur se Maqedonia do të fitojë Qeveri reformuese e përkushtuar në nevojat e qytetarëve të Maqedonisë dhe perspektivave evropiane, njofton Portalb.mk.

“Republika e Maqedonisë do të fitojë Qeveri reformuese e përkushtuar në nevojat e qytetarëve të Maqedonisë dhe perspektivave drejt BE-së dhe NATO-s”, shkruan në kumtesën e LSDM-së.

Nga kjo parti thonë se forcat demokratike dhe partitë që përkrahën Qeverinë reformuese do të punojnë në interes të të gjithë qytetarëve.

“Besojmë se forcat demokratike dhe partitë të cilat dhanë përkrahje për një Qeveri të tillë, do të njihen në proceset reformuese të cilat vijojnë dhe të cilat janë në interes të gjithë qytetarëve të Maqedonisë”, thonë nga LSDM.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button