Zaev: Arena e betejave të zhvendoset në Kuvend (VIDEO)

“Arena e të gjitha betejave të zhvendoset në Parlament, dhe jo të përhapen thirrje për dhunë dhe t’u shkohet në shtëpi para dere njerëzve me kërcënime të porositura”, tha lideri i LSDM-së, Zoran Zaev në intervistën për TV Kanal 5, njofton Portalb.mk.

Ai në intervistë tha se ka program qeveritar 100% në interes të qytetarëve të Maqedonisë.

“Gruevski bisedoi dhe nuk pati sukses me negociatat, unë bisedova, nuk kam negociuar sepse nuk kam mandat. Kam program të qeverisë, njëqind përqind në interes të qytetarëve të Maqedonisë. Si do të ishte sikur unë të thosha se Gruevski është pjesë e Qeverisë së Tiranës sepse është me BDI-në. Por kjo nuk është në rregull dhe nuk është mirë të thuhet”, tha Zaev dhe shtoi se kundërshtari i tyre të mos mundohet të bëjë manipulime.

Në pyetjen se cila është zgjidhja alternative nëse Ivanov nuk e jep mandatin, Zaev tha:

“Ne duam të mendojmë për zgjidhje alternative. Kryetari i ri i Kuvendit duhet t’i lëshoj letër Ivanovit, me qëllim që sipas traditës dhe aktit simbolik të jepet mandatarit mundësi që të mundohet të formojë qeveri. Unë duhet të kem mundësi dhe nuk e di mundet njësoj mos të kem sukses, ka mundësi njësoj do ta kthej mandatin”, tha Zaev.

Ai tha se Talat Xhaferi është një ndër kandidatët më serioz për kryetar të Kuvendit sepse ka përvojë më të madhe në Kuvend, por duhet të vendoset dhe të përkrahet nga të gjithë.

Ai edhe një herë përsëriti se nuk do të ndërrohet himni, flamuri, uniformat as edhe katërmonedhat, por do të vendoset ligj i ri për gjuhë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button