Reagon LSDM: Qeveria e re është populli, e jo Gruevski

Pas shkrimit të Nikolla Gruevskit, nëpërmjet një kumtese ka reaguar Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM) nga ku thonë se lideri i VMRO-DPMNE-së tashmë nuk është faktor që të tregojë se në çfarë drejtimi shkon Maqedonia dhe se nëpërmjet këtyre shkrimeve Nikolla Gruevski është i gatshëm që për interesa dhe qëllime vetanake të dërgojë Maqedoninë në krizë edhe më të thellë, njofton Portalb.mk.

“Nikolla Gruevski tashmë nuk është faktor i cili tregon se në çfarë drejtimi shkon Maqedonia, izolim apo përparim. Gruevski nuk është populli. Ai është i vetmuari i frikësuar i cili i keqpërdor mediat për të gënjyer dhe shqetësojë qytetarët. Keqpërdor fëmijë, nxënës për qëllime personale. Ndan njerëz. Shpërndan urrejtje. Frikësohet se do të jep përgjegjësi për krimet e bëra dhe është i gatshëm që për interesa dhe qëllime vetanake të dërgojë Maqedoninë në krizë më të thellë”, thuhet në reagimin e LSDM-së.

Nga LSDM-ja gjithashtu shtojnë se “qytetarët nuk do të lejojnë atë dhe se nga të gjitha komunitetet etnike qëndrojnë bashkërisht pas programit të qeverisë se re reformuese e Maqedonisë unitare”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button