Maqedoni, Vajgël: Nëse vazhdon kriza, janë të mundshme sanksionet për parti politike dhe individë

“Protestuesit janë të organizuar dhe ashtu siç janë, nuk janë armë e mirëseardhur në duart e demokracisë”, vlerësoi eurodeputeti, Ivo Vajgël në një intervistë për “NOVATV” pas vizitës së tij në Shkup, bashkë me kolegët e tij, Eduard Kukan, Knut Flekenshtajn dhe eurokomesarit, Johanes Han, njofton Portalb.mk.

“Rrjedha e polemikës gjithnjë e më shumë lëvizë drejt konfliktit ndërentik”, thotë Vajgël.

Në lidhje me vendimin e presidentit, Gjorge Ivanov, që të mos takohet me eurodeputetët dhe eurokomesarin, pasi që gjatë ka qëndruar në Hungari, Vajgël thotë se mjaft gjatë kanë qëndruar dhe se nëse do të kishte dashur, Ivanov do të mundej të takohet me to.

“Qartë u pa se ai nuk donte të takohet me ne. E lexova porosinë e tij se ka thënë atë çfarë duhet thënë, dhe tani le të flet populli. Ajo porosi nuk mundet të kuptohet ndryshe, përveç thirrje të popullit që të del në rrugë dhe mendoj se ajo është një thirrje shumë e papërgjegjshme. Une edhe në bisedë me kryetarin e VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, thash se protestat janë e drejtë e njerëzve që ta shprehin mendimin e tyre, por është rrezik kur ka dyshim real se protestuesin, realisht, janë të organizuar që ta nxehin situatën dhe me qëllim që t’i thellojnë ndarjet mes njerëzve”, tha Vajgël, duke shtuar se atëherë ata bëhen të rrezikshëm dhe nuk janë shprehje e demokracisë, por të ankesës për populizëm dhe trazira.

Në pyetjen se pse eurodeputetët dhe eurokomesari Han, nuk janë takuar me protestuesit “Për Maqedoni të përbashkët” dhe me gazetarët e “Televizionit NOVA”, Vajgël tha se gjithnjë është i gatshëm për bisedim dhe se ka pasur ad-hok takime me to, por se ato nuk kanë qenë të gatshëm për bisedime, transmeton Portalb.

Ai i vlerësoi si akuza të pamenduara, fjalët që përhapen se faktori ndërkombëtarë dhe ndërmjetësuesit e Marrëveshjes së Përzhinës kanë pasur agjendë të fshehtë që ta ndërrojnë pushtetin dhe Maqedoninë, ashtu siç është.

Vajgël thotë se topi duhet të qetësohet dhe që të ulen në tavolinë të bisedimit.

“Nëse politikani ikë nga bisedimi dhe nga kompromisi, atëherë ai nuk është politikan i përgjegjshëm. Atëherë patjetër duhet të vlerësoje se do ta dënojnë jo vetëm njerëzit e shtetit të tij, nëse kriza eskalon, por për atë, ai do të fitojë vendin e vet edhe në bashkësinë ndërkombëtare dhe do të pësojë pasoja për atë”, tha Vajgël, duke shtuar se veprimtaria destruktive sanksiononohet pavarësisht se a bëhet fjalë për parti politike ose për individë.

Nëse kriza vazhdon dhe nuk zgjidhet, Vajgël tha se do të iniciojnë debat në Parlamentin Evropian që të konstatohet se cili është qëndrimi ndaj Maqedonisë dhe politikës në vend dhe shtetasve të Maqedonisë.

“Nuk ka vota për raportin. Ajo mund të nënkuptohet si paralajmërim ose si ndonjëfarë sanksioni. Është e qartë se BE ka edhe instrumente tjera, duke filluar nga financat. Nëse kriza vazhdon ajo mund të sjellë deri në pasoja serioze, jo-stabilitet në rajon dhe Maqedoni, duhet të bisedohet edhe për hapa tjerë”, tha Vajgël.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button