Dua Lipa dhe Martin Garrix sonte te Jimmy Fallon

Dua Lipa dhe Dj i famshëm Martin Garrix të cilët kanë sjellë në bashkëpunim këngën “Scared To Be Lonely”, këngë e cila është shoqëruar edhe me videoklip dhe rezultoi si shumë e suksesshme, ata si dyshe janë ftuar të performojnë edhe në emisionin e famshëm “The Tonigt Show” të moderuar nga Jimmy Fallon, shkruan kultplus, përcjell Portalb.mk.

Dua përmes një statusi ka njoftuar se sonte do të jetë bashkë me Garrix në këtë emision i cili është tejet i shikuar dhe ajo është shprehur shumë e entuziazmuar për këtë paraqitje.

“Tomorrow Martin Garrix and I will be on the Tonigt Shoë at Jimmy Fallon and we are SO EXCITED”, ka shkruar Dua.

Pos performancës së këngës, në këtë show do të ketë edhe një intervistë me Dua Lipën dhe Mratin Garrix.

Këngëtarja shqiptare Dua Lipa ishte e ftuar në këtë show të famshëm televiziv edhe vitin e kaluar ku edhe këndoi këngën “Hotter Than Hell”.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button