Mënyra më e mirë për të larë rrobat

Prit para se të lash

Vishi disa rroba më shumë sesa një herë. Sigurisht që disa duhen larë me një përdorim, por, nëse laheni rregullisht, në një ditë të zakonshme, nuk keni pse hidhni në kosh xhinset pas një veshjeje. Kështu do kurseni ujë dhe energji dhe koshi nuk do të mbushet menjëherë, shkruan Revista Class, njofton Portalb.mk.

Ndaj dhe përçaj

Ndarja tradicionale për rrobat e palara është “të bardha” dhe “me ngjyra”, por një ide është pë t’i ndarë në “Keq” dhe “Eh, jo aq keq”.

Keq

Këto rroba kanë me të vërtetë shumë nevojë për t’u larë, gjithçka që ka qenë në kontakt me këmbët, pjesët intime, sqetullat. Rrobat e fëmijëve, gjithashtu bëjnë pjesë në këtë grup, sepse atyre iu janë ngjitur baktere. Çarçafët dhe peshqirët gjithashtu bëjnë pjesë në këtë grup. Disa prej rrobave të këtij grupi, si të brendshmet e bardha, çorapet dhe peshqirët, lahen me ujë të nxehtë dhe pak zbardhues dhe detergjent. Rrobat më të errëta mund lahen në ujë të ngrohtë, vetëm duhet pasur kujdes, sigurisht për ato që vjellin.

“Eh, jo aq keq”

Rrobat në këtë kosh janë ato që ti ndien që duhet t’i lash si një punë detyrimi moral, këmisha, xhinse, pantallona normale, të shkurtra etj.. Laji në ujë të ftohtë me cikël delikat me gjysmën e sasisë së detergjentit. Nëse nuk ka ndonjë shenjë që të tregojë për të kundërtën, ato nuk janë aq të papastra! Uji i nxehtë, detergjenti i tepërt dhe procesi panevojshmërisht energjik, do i zbardhë dhe do i prishë para kohe.

Kujdes me veshjet delikate

Pulovrat laji me kujdes në ujë të ftohtë dhe me detergjent të butë dhe mbështilli me peshqir për t’u hequr ujin e tepërt. Hapi dhe vendosi në një sipërfaqe horizontale për t’i tharë. Mos i fut reçipetat në cikël centrifugimi, do të squllen dhe gjoksi nuk do duket me formë të rregullt. Këtë nuk do e donit, kështu që laji me kujdes, rikrijo formën e kupave dhe lëri një sipërfaqe horizontale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button