Roger Federer, 90 tituj në karrierë

Roger Federer po rishkruan librin e historisë së tenisit. Nëse disa muaj më parë fitoi titullin e 18 Grand Slam të karrierës në Australi, mbrëmjen e së dielës shkroi një kapitull të ri, njofton top-channel, përcjell Portalb.mk.

Duke mundur Stanislas Wawrinka në finalen e Indian Wells (6-4 dhe 7-5 në 1 orë e 19 minuta), 35-vjeçari bëhet tenisti më i vjetër që ka fituar një Masters 1000, duke kaluar amerikanin Andre Agassi, i cili kishte fituar Mastersin e Sinsinatit në moshën 34-vjeçare.

Gjithashtu, ky është titulli i 90 në karrierë për zviceranin, i cili tashmë ka përpara vetes vetëm Jimmy Connors (109) dhe Ivan Lendl (94).

Edhe pse në moshë aspak të re, Federer këtë vit ka një formë fantastike: 12 fitore dhe vetëm 1 humbje. Ndërsa kundër 10 tenistëve më të mirë të botës aktualisht, Federer numëron 6 fitore dhe asnjë humbje.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP