Aktorja e famshme hollivudiane komplimenton aktorin Val Maloku (FOTO)

Aktorja Jessica Chastain, aktore e nominuar dy herë për Çmimin prestigjioz Oscar, ka shkruar dje për aktorin e vogël kosovar Val Maloku, shkruan kultplus, përcjell Portalb.mk.

Dyshja ka luajtur bashkë në filmin “The Zookeepers Wife”, ndërsa derisa Vali e ka quajtur aktoren si nënën e tij për dy muaj sa është xhiruar filmi.

Jessica me fansat e saj ka ndarë një foto me Valin, bashkangjitur me një urim.

“E kam dashuruar punën me ty, zemër. Ti je kaq i mrekullueshëm në film” ka shkruar Jessica Chastain, e cila ka në bagazhin artistik edhe dy nominime nga Akademia Britanike e Filmit.

Val Maloku luan në “The Zookeepers Wife” pas rolit që pati tek filmi “Babai”, ku edhe ra në sy me talentin e tij, më pas për tu ngjitur në një film me një aktore të kalibrit hollivudian.

Filmi “The Zookeepers Wife” u dha premierë me 8 mars në Poloni. Val Maloku në film luan rolin e Ryszard Żabiński, ndërsa Jessica Chastain vjen në rolin e Antonina Żabińska.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP