Ahmeti: Kriza politike dhe institucionale nuk duhet të kthehet në krizë ndëretnike

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, është takuar me ambasadorin e Sllovenisë në Shkup, Milan Jazbec, dhe kanë biseduar për zhvillimet politike në Maqedoni si dhe për mënyrat e daljes nga ngërçi politik dhe institucional, njofton Portalb.mk.

“Ahmeti e ka njoftuar ambasadorin slloven se BDI-ja ka biseduar me partitë kryesore parlamentare për të inicuar koordinim parlamentar në mënyrë që të vazhdojë dhe të përfundojë seanca konstitutive e Kuvendit. Kryetari i ri i zgjedhur i Kuvendit pas përfundimit të asaj seance duhet ta njoftojë institucionin e presidentit të shtetit për shumicën e re parlamentare dhe të kërkojë ndarjen e mandatit për të formuar qeverinë. Ahmeti përsëriti që kriza politike dhe institucionale nuk duhet të kthehet në krizë ndëretnike dhe ftoi të gjitha palët që mos të kontribuojnë në këtë drejtim”, thuhet në kumtesën e BDI-së.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Ti je Ai qe i krijon te gjitha …
    Ti dhe Vmro sebashku …
    Bomba eshte e jotja…
    Por,çka me fitilin!!!!?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button