Fondacioni Albiz promovoi dy libra

Mbrëmë, në hapësirat e Çifte Hamamit të Çarshisë së Vjetër të Shkupit, u mbajt promovimi i dy titujve të anëtarëve të Komisionit për Vlerësimin e Botimeve të Fondacionit Albiz, njofton Portalb.mk.

Para audiencës së dashamirëve të librit u bë promovimi i veprës “Sociologji Publike”  nga  Ali Pajaziti,  njëherë edhe botimi më i mirë akademik i vitit 2017 i shpallur nga Komisioni i Vlerësimit të Kontributeve Akademike të Institutit Shqiptar të Sociologjisë dhe Shoqatës Sociologjike Shqiptare dhe i librit  “Mbishkrimet e firmave private dhe institucioneve publike në qytetin e Shkupit”  nga Mustafa Ibrahimi dhe Blerton Sulejmani.

Promovimin e librit “Sociologji publike” e bënë recensentët Hasan Jashari dhe Jonuz Abdullahu. Artikujt e botuar në këtë libër përfshijnë një gamë të gjerë problematikash që nga rinia studentore, universiteti, ksenofobia, kriza e refugjatëve në Evropë, kultura e protestës etj. Tematikat e problematizuara janë ngushtë të lidhura edhe me Maqedoninë.

Ndërsa rreth publikimit të librit  “Mbishkrimet e firmave private dhe institucioneve publike në qytetin e Shkupit” folën recensentët Ismet Osmani dhe Izmit Durmishi, ku shpjeguan se në këtë libër  autorët kanë bërë analizë të gabimeve të mbishkrimeve në institucionet publike në qytetin e Shkupit, si dhe te përdorimi i gjuhës shqipe në mbishkrimet e firmave private.

Publikut iu drejtuan edhe autorët e këtyre veprave, të cilët mes tjerash e falënderuan Fondacionin Albiz që e mundësoi promovimin e këtyre publikimeve.

17358856_1017850828316403_3283913788338937828_o

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP