Maqedoni, sipas ligjit edhe sot duhet t’i mbani në veturë këto pajisje

Sot mbaron detyrimi për mbajtje të pajisjeve dimërore nëpër automjete i cili filloi të vlejë nga 15 nëntori i vitit 2016, njofton Portalb.mk.

Për mosrespektim të rregullave për përdorim dhe mbajtje të pajisjes dimërore në automjete në afatin e paraparë, sipas ligjit për siguri në komunikacionin rrugor, pason gjobë në vlerë prej 45 euro në kundërvlerë të denarit, ose do t’i regjistrohen 25 pikë negative.

Nëpunësi policor, sipas dispozitave ligjore, gjatë periudhës dimërore ka pasur të drejtë t’i urdhërojë shoferit ta ndalë lëvizjen e mëtejshme të automjetit nëse nuk vepron sipas shenjës në komunikacion për mbajtje të obligueshme dhe përdorimit të pajisjes dimërore.

Gjithashtu, nëpunësi policor ka mundur t’i urdhërojë shoferit ta ndalë lëvizjen e mëtejshme edhe atëherë kur nuk ekziston shenjë komunikacioni për mbajtje të obligueshme të pajisjes dimërore, nëse kushtet dimërore në rrugë nuk mundësojnë zhvillim të papengueshëm dhe të sigurt të komunikacionit, gjegjësisht nëpunësi policor mund t’i urdhërojë shoferit që detyrimisht ta vendosë pajisjen dimërore në automjet.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Pershendetje un kam nje vetur alfa romeo esht eko3 dhe a mund me firm ta bej carin dhe regjistrim i ka targat e italis ju falemenderit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button