LSDM me kundërpërgjigje ndaj Ivanovit

“Pengesa e vetme për Maqedoninë është Gjorge Ivanov dhe Nikolla Gruevski”, ky është reagimi i LSDM-së, pas deklaratës së Kabinetit të presidentit Ivanov, se “ende nuk është larguar pengesa për dhënien e mandatit”, njofton Portalb.mk.

“Pengesat e vetme në këtë moment në Maqedoni janë pikërisht Gjorge Ivanov dhe Nikolla Gruevski. Ivanov duhet të ndërpresë prolongimin sepse në këtë mënyrë e mbron Gruevskin dhe udhëheqësinë kriminele nga zbatimi i vullnetit të shumicës së qytetarëve që të formohet një Qeveri e re dhe reformuese. Sa më shpejt të japë mandatin për të cilin nuk ka pengesa, aq më shpejt do të stabilizohet vendi. Ne paralajmëruam konsultime me partitë që përfaqësojnë shumicën parlamentare, që të vazhdohet séanca konstituive e Kuvendit” deklaroi Petre Shilegov, zëdhësi i LSDM-së.

“E ftojmë Ivanovin që të mos e zvarrit procesin duke u përpjekur që t’i shpëtojë Gruevskin dhe VMRO-DPMNE-në, nga përgjegjësia për krimet dhe keqpërdorimet dhe menjëherë ta jep mandatin për formim të Qeverisë së re reformues. Shumica prej rreth 700.000 qytetarëve kanë votuar për ndryshime, drejtësi, bashkim dhe Program të Qeverisë së re të cilën të njëjtat do t’i realizojë”, shtojnë nga LSDM.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button