Ministri Nuhiu: Nuk ka forca speciale në Kodrën e Diellit, nuk janë denoncuar as kërcënime

Ministri i brendshëm i Maqedonisë, në një deklaratë për Portalb.mk ka hedhur poshtë spekulimet e disa mediave se në Kodrën e Diellit në Tetovë janë dërguar ekipe speciale të policisë të cilët janë në gjah të një grupi të armatosur.

“Ministria e brendshme nuk ka informata të tilla se paska një grup të armatosur në Kodrën e Diellit. Ne nuk kemi dërguar asnjë ekip special në Kodrën e Diellit. Nuk kemi marrë asnjë kërcënim dhe askush nuk ka denoncuar kërcënime të tilla.” u shpreh Nuhiu për Portalb.mk.

Ai tha se policia do të kërkojë prej Prokurorisë Publike ti verifikojë komunikimet e tilla.

“Shpesh herë kur ka kriza politike, keqpërdoren dhe aktualizohen komunikata të tilla” u shpreh Nuhiu.

Portalb.mk ka pyetur edhe në Sektorin për Punë të Brendshme të Tetovës, edhe ata e kanë konfirmuar informatën se nuk ka prani të tillë të policisë si dhe të grupeve të armatosura. /  Portalb.mk.

Lajme të ngjashme

Një koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button