SHBA e shqetësuar me synimin për shndërrimin e FSK-së në ushtri, pa ndryshime kushtetuese

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të shqetësuara për synimin e paralajmëruar të Kosovës për ndryshimin e mandatit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) pa amandamentim kushtetues. Ky qëndrim, është bërë publik përmes një deklarate për media të lëshuar nga ambasada amerikane në Prishtinë, njofton Rel, përcjell Portalb.mk.

“Ne e mbështesim transformimin gradual dhe transparent të Forcës së Sigurisë së Kosovës në një forcë shumetnike në përputhje me standardet e NATO-s. Megjithatë, ky transformim duhet të bëhet në pajtim me Kushtetutën e Kosovës dhe përmes një procesi politik gjithëpërfshirës dhe përfaqësues që pasqyron demokracinë shumetnike të Kosovës”, thuhet në deklaratën e ambasadës amerikane.

“Ne jemi të gatshëm të angazhohemi në një proces këshillues me të gjithë hisedarët për ta arritur qëllimin tonë të përbashkët për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në mënyrë të tillë që e rritë sigurinë e Kosovës, i kontribuon stabilitetit rajonal, dhe që përkrahë Kosovën në rrugën e saj drejt integrimit Euro-Atlantik”, theksohet në deklaratë.

“Miratimi i ligjit të propozuar tani do të na detyronte që ta rivlerësojmë bashkëpunimin tonë dypalësh me forcat e sigurisë të Kosovës si dhe ndihmën tonë afatgjatë për këto forca”, përfundon deklarata e ambasadës amerikane, që pasoi propozim – ligjin e presidentittë Kosovës, Hashim Thaçi që mandati i FSK-së nga një forcë për reagime emergjente të kthehet në forcë ushtarake.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button