SHBA-ja do transformimin e FSK-së nëpërmjet Kushtetutës

Presidenti Hashim Thaçi ka publikuar iniciativën për ta avancuar Forcën e Sigurisë (FSK) në ushtri pa marrë bekimin e faktorëve ndërkombëtarë, sikur janë NATO-ja dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ndërkombëtarët duan që ushtria të bëhet nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese, njofton koha.net, përcjell Portalb.mk.

Projektligji për të cilin kreu i shtetit ka paralajmëruar një ditë më parë se do ta procedojë në Kuvend parasheh që FSK-së t’i transformohen misioni, detyrat dhe struktura.

“Forca e Sigurisë e Kosovës mbron sovranitetin dhe integritetin territorial, qytetarët, pronën dhe interesat e Republikës së Kosovës, si dhe kontribuon në ndërtimin dhe ruajtjen e paqes dhe stabilitetit rajonal dhe global”, thuhet në nenin e katër të Projektligjit.

“Forca e Sigurisë e Kosovës është forcë ushtarake profesionale, e armatosur, një, dhe unike, për të gjithë Republikën e Kosovës dhe e autorizuar për të shërbyer në vend dhe jashtë vendit, në pajtim me mandatin e dhënë kushtetues dhe ligjor”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button