Të banosh në një fabrikë çimentoje

Fantazia dhe vullneti nuk i mungoi një arkitekti të famshëm spanjoll për të shndërruar një gërmadhë industriale në një kështjellë të vërtetë të harminozuar mjeshtërisht me natyrën, shkruan Top Channel, transmeton Portalb.mk.

Ricardo Bofill bleu një fabrikë të falimentuar prodhimi çimentoje në zonat periferike të Barcelonës në vitin 1973 me një objektiv të qartë; ta shndërrojë atë në një ambient miqësor banimi.

Dhe pas katër dekadash punë dhe mund, ideja është realizuar. Sot banesa e Bofill ngjason me një kështjellë mesjetare me ndryshimin e vetëm se në vend të gurëve, muret janë të ndërtuara nga hekurat e depozitave të përdorura për qëllimet industriale.

Hapësira është e bollshme. Janë disa sallone dhe dhoma, ku asnjë nuk ngjason me tjetrën, por të gjithë janë përshtatur mjeshtërit për të qenë pjesë e një mjedisi unik

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button