“Home” i regjisores kosovare, në festivalin kualifikues për “Oscar”

Filmi i shkurtër “Home”, i regjisores kosovare, More Raça, vazhdon rrugëtimin. Kësaj radhe është përzgjedhur për në festivalin kualifikues për çmimin “Oscar”, shkruan koha.net, përcjell Portalb.mk.

Do të jetë pjesë e garës zyrtare në “Florida Film Festival”, i cili do të zërë vend për dhjetë ditë gjatë muajit prill. “Home”, i cili trajton temën e privimit të gruas nga trashëgimia e pronës, një çështje me të cilën përballen shoqëritë patriarkale, mëton të ngrejë debat. Për këtë, Raça shpreson që përveç aspektit kinematografik, filmi i saj të ketë ndikim edhe në vetëdijesimin shoqëror.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP