Kasami flet pas takimit me Mogerinin

“Gjatë takimit me Mogerinin, Lëvizja BESA shprehi shqetësimin për kizën e thellë institucionale në të cilën gjendet Maqedoni. Të gjithë jemi dëshmitar se institucioni  fundit legjitim i shtetit, dje ra, ndërkaq sot Maqedonia gjendet në një krizë të thellë institucionale, pasi që Parlamenti ende nuk e ka përmbyllur seancën konstituive”, tha kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, pas takimit me përfaqësuesen e lartë për politikë të jashtme dhe siguri të Bashkimit Evropian, Federika Mogerini, njofton Portalb.mk.

”Vizita e Mogerinit tregon se Maqedonia nuk është e vetmuar, në këtë krizë të thellë të cilët na futën partitë politike prej qeverisjes VMRO-BDI, për periudhën 8 vjeçare të mbështetur mbi krimin, korrupsionin, kapjen e institucioneve etj. Ne vlerësojmë lartë përkrahjen e BE-së dhe besojmë se Maqedonia nuk është e vetme në këtë proces”, tha Kasami.

Ai premtoi se Lëvizja BESA do të vazhdojë ta përkrahë kryetarin e LSDM-së, Zoran Zaevin, për të marrë mandatin për fillim të bisedimeve për formim të Qeverisë.

Sipas Kasamit, BDI-ja i dha alibi, presidentit Gjorge Ivanov të shtetit që të mos ia jep mandatin Zoran Zaevit.

“Kriza është e koordinuar nga dyshja VMRO-BDI, ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë me të gjitha forcat që duan t’i ndihmojnë Maqedonisë për anëtarësim në BE”, shtoi Kasami.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button