Vajgël: Vendimi i Ivanovit kundër interesave të Maqedonisë

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Maqedoninë, Ivo Vajgël, vlerëson se hapi i presidentit, Gjorge Ivanov për mosdhënien e mandatit, është kundër interesave të shtetit, njofton Portalb.mk.

“Mendoj se vendimi i tij i papritur mund të nënkuptojë vazhdim të krizës dhe eksalim të situatës. Shpresoj se ai do t’i jep mandatit partisë e cila është legjitime, që në bazë të rezultatit zgjedhor ka shumicë parlamentare”, tha Vajgël.

Ai shpreson se Ivanov do ta përmirësojë gabimin dhe do të sjell vendim e cila është në pajtueshmëri me interesat shtetërore të Maqedonisë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button