Vendimi i Ivanovit, Van Hojte na rikujton ligjin për impiçment

Ish ndërmjetësuesi belg në Marrëveshjen e Përzhinës, Piter Van Hojte, në profilin e tij në “Facebook” ka shkruar shkurt “impiçment” dhe më poshtë e ka treguar rregulloren e Kuvendit, njofton Portalb.mk.

Ja postimi i plotë i tij:

Impiçment:

Shihe rregulloren e Kuvendit

XI. Propozim për ngritje të procedurë për konstatimin e përgjegjësië për presidentin e Republikës së Maqedonisë

Neni 205

(1) Propozim për ngritje të procedurës për konstatimin e përgjegjësisë së kryetarit të Republikës, mund të dorëzojnë së paku 30 deputetë.

(2) Propozim nga paragrafi (1) në këtë nen qëndron sqarim për arsyet për të cilën ngritet procedura, përshkrim dhe dëshmi për veprimet me të cilat presidenti i Republikës së Maqedonisë e ka shkelur Kushtetutën dhe ligjet gjatë kryerjes së të drejtat dhe obligimet e tyre.

(3) Nëse propozimi nuk është i përgatitur në pajtueshmëri me paragrafin 2 të këtij neni kryetari i Kuvendit, përpara se ta dorëzojë deri te deputetët, do të kërkojë nga propozuesi që ta përmirësojë në afat prej pesë ditëve.

(4) Propozimi nga i paragrafit 1 në këtë net kryetari i Kuvendit menjëherë e dorëzon te deputetët dhe te kryetari i Republikës.

Neni 206

(1) Kuvendi në afat prej pesë ditëve nga dita e dorëzimit të propozimit, do të formojë komision për vlerësimin e bazës së propozimit.

(2) Komisioni ka kryetar dhe dhjetë anëtarë të cilët, me propozim të Komisionit për çështjen e zgjedhjeve dhe emërimeve, i zgjedh Kuvendi, gjatë së cilës sigurohet qasje përkatëse e deputetëve nga grupet e deputetëve dhe deputetëve që nuk janë të organizuar në grupe të deputetëve.

(3) Komisioni në afat prej 7 ditëve nga dita e themelimit dorëzon raport deri në Kuvend.

Neni 207

(1) Kryetari i Kuvendit menjëherë e njofton presidentin e Republikës së Maqedonisë për themelimin e komisionit nga neni 206 në këtë rregullore.

(2) Presidenti i shtetit deri te Komisioni mund ta dorëzojë me shkrim sqarimin e tij për konstatimet nga propozimi për ngritje të procedurës për konstatim të përgjegjësisë.

Neni 208

Raporti nga Komisioni i kryetarit të Kuvendit menjëherë dorëzohet deri te deputetët dhe deri te presidenti i Republikës dhe thirret seancë në Kuvend, e cila do të mbahet më së voni 7 ditë nga dita e dorëzimit të raportit.

Neni 209

(1) Pas propozimit nga neni 205 paragrafi 1 në këtë rregullore dhe pas raportit të Komisionit, Kuvendi kryen shqyrtim.

(2)  Për ta sqaruar propozimin të drejtë ka vetëm një nga deputetët të cilët e kanë dorëzuar propozimin.

(3) Të drejtë për ta sqaruar raportin ka vetëm anëtari ose kryetari i Komisionit.

(4) Kryetari i Republikës mundet, që në seancë me shkrim ose gojarisht, të sqarohet për rezultatet e propozimeve edhe pas raportit të Komisionit.

Neni 210

(1) Kuvendi vendos për ngritjen e procedurë për konstatimin e përgjegjësisë  së presidentit të Republikës me dy të drejtat e shumicës së votave nga numri i përgjithshëm i deputetëve.

(2) Vendimi për ngritjen e procedurës për konstatim të përgjegjësisë së presidentit të Republikës, kryetari i Parlamentit menjëherë e dorëzon deri te Gjykata Kushtetuese e Republikës së Maqedonisë dhe te presidenti i Republikës. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button